“Monedha ruse, siriane, libaneze…” – Ja çfarë iu gjet shtetasit armen që u ndalua në Vërmicë

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Armenisë, M.Z., (viti i lindjes 1984), i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shmangur kalimin nëpër pikëkalimin kufitar (PKK) Vërmicë.

Ngjarja ka ndodhur më 18.03.2025, rreth orës 23:40, kur policia ka ndaluar personin për legjitimim dhe ka zbuluar se ai nuk posedonte vizë për të hyrë në Kosovë.

Pas verifikimit, janë gjetur disa lloje barnash dhe një shumë prej 2740 eurosh, si dhe monedha të ndryshme, përfshirë ato ruse, siriane, libaneze dhe dollarë amerikanë.

Policia ka njoftuar ekipin mjekësor për ofrimin e ndihmës për të dyshuarin, ndërsa i njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit.

Më pas, me aktvendim nga prokurori, M.Z. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.