Mbrojtësi i krahut të majtë, Mario Mitaj, ka kryer një ndërhyrje të nevojshme kirurgjike, si shkak i shqetësimeve që kishte, njofton Klankosova.tv.
Me anë të një postimi në instagram, futbollisti i Al-Ittihad, tregoi se mezi pret të rikthehet në fushën e blertë.
‘Gjithçka shkoi mirë me operimin tim. Tani koha për rehabilitim dhe të kthehem sa më shpejtë dhe sa më i fortë për ta ndihmuar ekipin dhe shtetin tim”, shkroi bashkëlojtari i Karim Benzemas, transmeton Klankosova.tv
Mitaj poashtu ka falenderuar edhe mjekun që u kujdes për të.
Kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet më 21 mars në “Wembley” me Anglinë, kurse tri ditë më vonë, e pret Andorran në “Air Albania”, përballje këto të vlefshme për kualifikimet e “Botërorit 2026”.
Ndeshjet e “Shqiponjave” do të mund t’i ndiqni ekskluzivisht në platformën kryesore shqiptare, ArtMotion!
