Mirena tallet me deputetin Bajqinovci: Mefi, afër Thaçin rrike si kingj


Analisti politik Ilir Mirena është tallur pak me deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci.

Ai ka postuar një fotografi të deputetit të pushtetit me ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke e komentuar fotografinë në fjalë, Mirena ka vlerësuar se Bajqinovci ka qëndruar urtë afër Thaçit.

“N’prezence t’Hashes Mefi kurre nuk u qaravesh. Diqysh si kingj ka nejt…”, ka shkruar Mirena.