Deputetë të legjislaturës së fundit nga Lëvizja Vetëvendosje si Ardian Gola e Enver Dugolli, Agon Batusha duket se do të mbeten jashtë Kuvendit.
Në Kuvend nuk do të mund të hyjë as “analisti” Gazmir Raci, i cili iu bashkua LVV-së zyrtarisht para zgjedhjeve.
Në top 47 më të votuarit e kësaj partie nuk është as ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e përmendur në disa afera. Ajo është nën hetimet e Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.
Megjithëse kishte një numër të mirë në listë, 16-shin, ajo nuk ka arritur të renditet ndër më të votuarit, ku janë plot të tjerë që janë në listën e kandidatëve për deputetë ishin pas saj.
