Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MTI), e cila drejtohet nga Rozeta Hajdari, shpalli më 24 mars 2025 një konkurs për të mbushur pozitat e inspektorëve të tregut.
Megjithatë, kriteret e vendosura nuk duket të përfshijnë një specializim të thellë në fushat që lidhen ngushtë me tregtinë, ani pse pozita është inspektor i tregut, transmeton frontonline.
Në pikën tre të konkursit, ku specifikohen kërkesat për arsimin e nevojshëm, MTI kërkon që kandidatët të kenë një diplomë të arsimit të lartë të nivelit të parë (Bachelor) nga pothuajse çdo degë akademike, duke përfshirë drejtimet si: Fakulteti Juridik, Ekonomik (pa specifikim), Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori, Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale, Gjeografi dhe Administratë Publike.
Ndërkohe, pozita e inspektorit të tregut kërkon aftësi dhe njohuri specifike mbi rregullat dhe ligjet që rregullojnë aktivitetet tregtare.

