Duke folur të premten, së bashku me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, Araqchi tha se ende beson është e mundur të arrihet një marrëveshje.
Diplomati iranian pritet të takohet më 19 prill në Romë me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, për rundin e dytë të bisedimeve mbi programet bërthamore të Iranit.
“Edhe pse kemi dyshime serioze për qëllimet dhe motivet e palës amerikane, ne do të marrim pjesë në negociatat e nesërme”, tha Araqchi në Moskë.
