Miftaraj: VV në listën e tyre ka të dënuar për vepra penale e të akuzuar për korrupsion, PDK e ka listën më të pastër

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka folur për integritetin e listave të kandidatëve për deputetë.

Ai ka shkruar se shumica e partive politike “ne mesin e kandidateve per deputete iu paskan ofru hapesire solide edhe kandidateve te denuar per vepra penale, te akuzuar per vepra penale korruptive apo te huliganizmit, persona qe jane duke u hetuar per vepra penale te korrupsionit, etj”.

Në këtë listë, sipas tij, prijnë VV e AAK.

“Kesaj liste i prine i Levizja VV per nga numri, pasuar nga AAK.  PDK dhe LDK me lista me te pastra”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Ai tutje thotë se shpreson që populli të mos i votojë kandidatët që kanë probleme me ligjin.

“Shpresojme se populli do te votoj kandidatet qe skane probleme me ligjin, ne menyre qe deputetet e zgjedhur nga populli mos te kene nevoje te kalojne kohe te gjate ne pallat te drejtesise duke u ballafaquar me ligjin”, ka deklaruar Miftaraj.