Miftaraj: Katër vjet të Qeverisë Kurti janë përcjellë me jokompetencë të skajshme

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se katër vjet të qeverisjes Kurti,janë përcjellë me jokompetenca.

Ai, në emisionin “DPT te Fidani” tha se ka pasur jokompetencë të skajshme si në ministritë, ashtu edhe në shumicën e institucioneve që janë qeverisur nga qeveria në pushtet, transmeton Klankosova.tv.

“Prej asaj që kemi parë, nëse marrim për referencë katër vjetët e fundit të qeverisjes Kurti 2, ajo që e ka e përcjell ka qenë jokompetenca. Jokompetenca e skajshme, dhe jo vetëm në KQZ, por pothuajse në të gjitha ministritë, në shumicën e institucioneve që i kanë qeverisur”, tha Miftaraj.