Ilnisa ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke na treguar se nuk është xheloze, përkundrazi, është xheloze vetëm për ëndrrat që kanë banorët brenda “BBVA 3”.
Roza dhe Erjola diskutuan për një ëndërr që kishte parë kjo e fundit se Ilnisa do të kthehej brenda në shtëpinë e famshme.
Roza nuk përtoi dhe i hyri analizës së ëndrrës së banores, duke thënë se Meritoni ka për t’ia shkruar letrën Rikes, për hir të miqësisë së tyre.
“Ilnisa nga jashtë do të xhelozojë aq shumë, sa do të kërkojë një takim me Meritonin. Ilnisa do të vijë në shtëpi. Këtu do të dalë ëndrra jote”, u shpreh moderatorja.
Kështu, Ilnisa publikoi videon e shkëputur nga momenti dhe u shpreh:
“Xhelozia e vetme që mund të kem është vetëm për ëndrrat tuaja, me një emër të vetëm në mendje”, shoqëruar me një shkelje syri.
Dhe në fakt, Meritoni i kishte shkruar letër Rikes, duke u shprehur: “Duke të falenderuar që tregove anën tënde njerëzore kur unë u ktheva nga “Dhoma e Bardhë”, me një dhimbje që nuk do të doja që ta përjetoja dhe më fal 1 mijë herë për çdo gjë që ka ndodhur mes nesh, të faleminderit shumë!”
Rikja u ngrit nga vendi dhe i dha një përqafim.
PER VIDEO KLIKO KETU