“Mendoja që po flisja me psikologun” – Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother

Në momentin që u transmetua klipi dhe u pa rrëfimi, ajo reagoi menjëherë e habitur duke thënë se kishte menduar se po fliste me psikologun dhe jo me Vëllanë e Madh.

Kjo u bë virale dhe mori reagime të shumta e negative për produksionin e Big Brother.

Rizarta pas daljes në Fan Club thotë se ka qenë një keqkuptim se e dinte që po fliste me Vëllanë e Madh.

“Ka qenë një keqkuptim. Ka qenë një rrëfim me Vëllanë e Madh, një bisedë me të. Nuk ka qenë bisedë me psikologen, ishte një keqintrepretim i imi apo një mënyrë e gabuar e të shprehurit aty se si rrëfimi si momenti i surprizës ka qenë një moment aq vulnerabël”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Absolutisht bisedën e kam bërë me Vëllanë e Madh dhe jo me psikologun, nuk më është përdorur asgjë”.

Veç Rizartës nga ky format u largua të martën edhe Vserlo. /Telegrafi/