Mehmetaj ia qet logjikën: Për 24 orë kuptuam që VV ju beson mediave, mjafton skandali të mos jetë për ta

Logjikën përmbys ia ktheu Vetëvendosjes gazetari Lirim Mehmetaj referuar disa mesazheve të publikuara në media për disa zënka brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës për votat me postë të diasporës.

Mehmetaj tha se brenda 24 orësh mësuam se Vetëvendosja i beson mediave “edhe fortë (atë), veç mjafton skandali mos me qenë për ta”.

Postimi i plotë:

Çka kuptuam për Vetëvendosjen 24 orët e fundit…

Mjaftuan 24 orë për ta kuptuar që Vetëvendosja ju beson mediave edhe fort, mjafton që skandali mos me qenë për ta…

Ta kuptojmë që Vetëvendosja i beson Prokurorisë edhe fort, mjafton që mos me u ndjek ata nga prokuroria

Dhe…

Ta kuptojmë që gazetarët (përgjithësisht) s’janë të shitur te askush dhe kritikojnë këdo e shpalosin skandale për këdo….

Brenda 24 orëve e patë Vetëvendosjen t’u i përdor publikimet e mediave në Kosovë, t’u i bë ftesë prokurorisë që të reagojë dhe t’u bashkërendu me gazetarë që patën kritika për çka po ndodhë në LDK.