Dukesha e Sussex, Meghan ka publikuar një fotografi të rrallë së bashku me fëmijët.
Ajo bëri një postim në llogarinë e saj zyrtare në Instagram për të promovuar brendin e saj të stilit të jetesës.
E veçanta e këtij postimi ishte se ajo pozoi për fotografi me fëmijët e saj, por nuk i zbuloi portretin si secilën herë.
Meghan e cila është bashkëshortja e Princit Harry është tejet strikte kur bëhet fjalë për të ruajtur privatësinë e fëmijëve.
Megjithatë, një detaj që vërehet tek vogëlushët është se dy kanë flokë të kuqe sikurse babai i tyre.
“Çdo ditë është një histori dashurie”, thuhet në përshkrimin postimit.
Ndryshe, dukesha e Sussex, së fundmi lansoi programin më të ri në Netflix, “With love, Meghan”, që ka në tematikë cilësinë e jetesës, dhe ftoi figura të njohura.