Mbi 5 mijë e 500 kosovarë morën leje pune në Gjermani nga qershori deri në nëntor të këtij viti

Nga qershori deri në nëntor të këtij viti, autoritetet gjermane kanë dhënë 25 mijë leje pune për punëtorët nga Ballkani Perëndimor.

“DW” raporton se ky numër është dhënë pas zgjerimit të Rregullores së Ballkanit Perëndimor ku lejet e punës janë dhënë për qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Mali i Zi.

Mes tjerash, bëhet e ditur se shumica e punëtorëve migrantë kanë ardhur nga Kosova (5,564) dhe Serbia (4,239).

Këto të dhëna, janë marrë nga përgjigja e Ministrisë Federale të Punës, derisa rregullorja e re, është cilësuar si “sukses i plotë”.