Mbështetësi i VV-së në Itali fotografon plot 13 pako me fletëvotime – A po cenohet sërish fshehtësia e votimit

Një mbështeteës i Lëvizjes Vetëvendosje që jeton në Itali, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet afër 13 pakove me fletëvotime.

Videon të cilën e ka publikuar profili me emrin Isni Muharrem Gllasoviku, përmban 13 zarfe me fletëvotime, në të cilat shihet e shënuar adresa e kutisë postare: Ambasciata Repubblica Kosovo, CS Fiumicino, Casella Postale 6000, 00054 Fiumicino RM.

Kjo është adresa në të cilin qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në Itali, duhet ta dërgojnë fletëvotimin e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.