Ylli kosovar duket se është shumë afër transferimit në Napoli.
Sipas “Kiss Kiss Napoli”, klubi italian është pranë finalizimit të transferimit të yllit kosovar, ndërsa po bisedohet për detajet e fundit.
Zhegrova nuk ka luajtur që nga nëntori i vitit 2024 shkaku i lëndimit, ndërsa tash është i gatshëm të rikthehet në fushën e blertë dhe atë mund ta bëjë në Itali, ku pritet ta bëjë bashkëlojtar të ri Amir Rrahmanin, me të cilin luan së bashku edhe në Kombëtaren e Kosovës.
Zhegrova mund të bëhet transferi i dytë i Napolit për këtë verë pas Kevin de Bruynet, i cili po ashtu pritet të përfundojë tek kampioni i ri i Italisë.
