Edhe sonte do të ketë ndeshje të cilat do t’i mbajnë tifozët e futbollit para ekranit.
Nga ora 15:00 zhvillohet ndeshja mes Lihtenshtajn dhe Maqedonisë së Veriut, ndeshje kjo në kuadër të grupit J.
Nga ora 18:00 takohen Moldavia dhe Norvegjia, nga grupi I.
Nga grupi L takohen nga ora 18:00 edhe Mali i Zi me Gjibraltarin.
Ndërkaq në orarin 20:45, zhvillohet tri ndeshje, Izrael – Estoni (Grupi I), Uells – Kazakistan (Grupi J) dhe Republika Çeke – Ishujt Faroe (Grupi L), shkruan Klankosova.tv
Për herë të parë në histori, Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet me 48 skuadra. 16 ekipe kombëtare europiane do të marrin pjesë në Botërorin që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
