Manovra ajrore e KFOR-it me helikopterë: Ushtarët amerikanë stërviten pranë kufirit me Serbinë

Pilotët amerikanë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, kanë realizuar një zbarkim ajror për trupat amerikane të këmbësorisë në mbështetje të një patrullimi në Veri të Kosovës, gjegjësit përgjatë kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Trajnime të tilla, sipas KFOR-it janë jetike për ruajtjen e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë mes njësive, si dhe për të mbajtur efektshmërinë e nevojshme në veprimet e KFOR-it për një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në komunikatën për media.