Manchester City po konsideron mundësinë e transferimit sensacional të Paul Pogbas, sipas raportimeve të fundit.
Pogba momentalisht është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Juventusin u shkëput me marrëveshje të dyanshme pasi suspendimi i tij u reduktua në vetëm 18 muaj pas një apeli të suksesshëm në tetor.
Ai u dënua për shkak se rezultoi pozitiv për DHEA – një përbërës që nxit prodhimin e hormoneve në trup duke përfshirë edhe testosteronin.
Ish-fituesi i Kupës së Botës shprehu kënaqësinë e tij për të qenë në gjendje ta vazhdojë sërish karrierën e tij dhe tashmë është lidhur me një numër klubesh.
Por, të shtunën gazetari Miguel Delaney raportoi se City është duke diskutuar mundësinë e një lëvizje për të nënshkruar me Pogban.
Pep Guardiola është një admirues i madh i francezit dhe në një intervistë me Gazzetta dello Sport, Pogba ka pranuar se City kishin qenë të interesuar për të para se të rikthehej tek Juventusi.
Por Pogba, i cili pati dy periudha tek Unitedi dhe madje kishte shënuar dy gola në rikthimin e famshëm prej 3-2 në ‘Etihad Stadium’, thuhet se po ngurron që të rikthehet në Mançester dhe në Angli në përgjithësi.
Pas një lëvizje prej 89 milionë eurosh në 2016, Pogba bëri 226 paraqitje për Unitedin duke fituar Carabao Cup dhe Ligën e Evropës. Ai u largua falas në 2022 dhe u rikthye në Itali, por bëri vetëm shtatë paraqitje.