Maliqi: A e dini se lideri është në Bruksel me atë tipin që na u tha se jemi në luftë

Njohësi i politikës Agon Maliqi, ka shkruar në Facebook si “eksponent i dyshimt” duke ironizuar me etiketimet e Kurtit në drejtim të mediave e analistëve.

Maliqi ua ka rikujtuar siç i quan ai “metropolitakat” se Kurti është në Bruksel me Vuçiqin.

E plotë:

A keni informacion, a kanë dalë Metropolitankat prej bunkerave? Le t’i informon dikush se e kanë liderin në Bruksel në foto grupi me atë tipin me të cilin na u tha se jemi në luftë. Jo për najsen, po na të dyshimtit s’po dimë mâ as qysh me e mjegullu luftën se po na qet prej pune lideri.

Sidoqoftë, zollat dhe prraqkat le t’i mbajnë në dorë, ndërsa sytë dhe veshtë drejt Sputnikut. Vazhdojnë korrje-shirjet e Moskës në tokat e plleshme të budallenjëve me ereksione të luftës.

Për Radion Kosova e Lirë,

Eksponenti i dyshimtë