LVV ka pak gjasa t’i arrijë 51 mandate

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje ka shumë pak gjasa që t’i marrë 51 mandate.

“Nëse merren për bazë rezultatet aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka fare pak, për të mos thënë, nuk ka fare gjasa që t’i arrijë 51 vota, përveç nëse ka një trend mbi 90-95 për qind të votave të diasporës”, ka thënë Cakolli në DPT Te Fidani.

Sipas Cakollit, LVV-ja maksimalisht mund t’i marrë 47-48 deputetë.

Ai tha që as më 2021 nuk ka ndodhur që VV-ja t’i marrë 95 për qind të votave të diasporës të cilat do t’i duheshin për 51 mandate.