“Lotët e nënave nëpër burgje t’u pritë me i pa fëmijët”, Hasani flet për sakrificat përgjatë historisë

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani në “DPT te Fidani”, tregoi nëse kjo është pavarësia për të cilën ata kanë luftuar.

Ai tha se për me mbërri me shpjegu, duhet të shkojë shumë larg. E, historinë e nisi me pavarësinë e gjithë trojeve shqiptare, 1912.

“Ne kemi bë përpjekje në vazhdimësi, gjyshe, katragjyshe, prind, deri te ne. Kemi mrri ne vitet e 90’ta ku deri atëherë ne jemi thirrë në padrejtësi, në shtypje, në dhunë. Simbolika jonë ka qenë Adem Demaçi, frymëzim shpirtëror, i ndjenjës, qëndresës dhe i sakrificës. Dhuna nëpër burgje, vrasjet e shokëve nëpër burgje, torturat, brimat, piskamat, lotët e nënave nëpër burgje t’u për me i pa fmijët. Të gjitha këto janë mbërthim i një sakrifice të përbashkët”, tha Hasani, transmeton Klankosova.tv

Tutje, ai tha se vitet e 90’ta ishin paqe e heshtur, por jo frymëdhënëse.

“Për me i tejkalu me i mbrojt gjithë ato vuajtje, u deshtë një rezistencë të armatosur, nga një rezistencë e heshtur”, tha ai.

Ndiqeni videon në vijim për më shumë detaje: