Lori flet për lidhjen me kunatat: Ato më durojnë shumë… (VIDEO)

Në emisionin “SOL”, artistja tha se ka marrëdhënie të veçantë me to dhe se është shumë e lidhur me familjen.

“Ato më durojnë shumë, pasi jam pak e kompleksuar. Jam më shumë impulsive, por meqë kemi kaq vite dhe njohin karakterin tim, edhe kur jam gabim ato i pranojnë gabimet e mia”, tha Lori, njofton Klankosova.tv.

Njëra prej tyre i dërgoi edhe letër në emision dhe zgjodhi fjalë speciale për të.

Ndiqni videon për të kuptuar shumëçka nga jeta e Lorit.