Me rastin e shënimit të 80-vjetorit të rënies së heroit të kombit, Shaban Polluzha, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë varrit të tij në fshatin Polluzhë të Drenasit, si dhe vendosën lule.
Në njoftimin e Komunës së Drenasit thuhet se Shaban Polluzha lindi në Polluzhë të Drenasit më 1871. Mbiemrin e mori sipas fshatit të lindjes, ndërsa i përket fisit Kastrati. U rrit dhe u edukua në një familje me traditë kombëtare, e njohur edhe për zgjidhjen e konflikteve ndërfamiljare e ndërnjerëzore. Ishte gjithashtu kryetar i Këshillit Pajtues në Drenicë.
Shaban Polluzha ra heroikisht më 21 shkurt të vitit 1945, pas një lufte të ashpër në kullat e Hasan Sylës në Tërstenik, kundër divizioneve të shumta ushtarake jugosllave të cilat vrisnin dhe plaçkitnin popullsinë civile.
Tutje, sipas komunës, homazhet e sotme janë një kujtesë e përhershme e sakrificës dhe heroizmit të tij në mbrojtje të popullit dhe trojeve shqiptare