Lista e përditësuar e LDK-së, prijnë Abdixhiku, Kica-Xhelili e Bajrami

Një listë e përditësuar e kandidatëve të LDK-së për deputetë që kanë marrë më së shumti vota është bërë publike.

Listës i prinë kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, me 94 mijë e 778 vota, transmeton klankosova.tv.

Pas tij vjen Doarsa Kica-Xhelili me 38 mijë vota, ndërsa e treta është Hykmete Bajrami me 35 mijë vota.