Lavrov pas takimit me Gjuriqin: Rusia mbron të drejtat e Serbisë në lidhje me Kosovën

Gjatë një konference për media në Moskë, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergej Lavrov, pasi kreu takimin me homologun serb, Marko Gjuriq, tha se Rusia mbetet “në mbrojtje të interesave të Serbisë” në lidhje me Kosovën dhe se i qëndron “Rezolutës 12/44…si plotësisht relevante”.

I konfirmova gatishmërinë e Rusisë për të dhënë ndihmë në mbrojtjen e të drejtave legjitime të Serbisë në lidhje me Kosovën. Do të avokojmë për këtë çështje që të marrë vëmendje primare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ne pajtohemi me miqtë tanë serbë që Rezoluta 12/44, e cila është thelbësore për zgjidhjen e Kosovës, mbetet plotësisht relevante”, tha Lavrov.