Në orën 10.00 do të mbahet seancë gjyqësore në Gjykatën Supreme lidhur me rastin e ndryshimit të rregullores së KPM-së nga anëtarët e saj për të larguar ish-kryetarin Jeton Mehmeti.
Kjo është bërë e ditur nga juristja e medias, Flutura Kusari.
“Fjala është për kapjen politike që i është bërë KPM-së nga Lëvizja Vetëvendosje. Siç ju pata njoftu, plani ka qenë dhe është zbatu ashtu që u ndryshu Rregullorja e Punës e KPM-së tap – rrap dhe i është mundësu shkarkimi de facto i ish kryetarit dhe emërimi i një kryetari tjetër”.
“IKD e ka paditë KPM-në pranë gjykatës Supreme për ndryshim të rregullores dhe zgjedhje të kryetarit në mënyrë të kundërligjshme dhe kërkon që rregullorja me u shpallë e kundërligjshme dhe rrjedhimisht edhe vendimi për kryetarin e ti KPM-së të shpallet i paligjshëm. https://betimiperdrejtesi.com/ikd-padit-kpm-ne-ndryshimi…/”
“Shpresoj që mediat do ta mbulojnë këtë séance”, shkruan ajo, transmeton Klankosova.tv.
