Lady Gaga me koncert falas në Copacabana të Rios

Më shumë se dy milionë njerëz kanë marrë pjesë në një koncert falas të Lady Gaga-s në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro.

Koncerti më i madh i yllit të popit u pagua nga qyteti në një përpjekje për të rigjallëruar ekonominë e Rios. Ata presin që kjo mund t’i sjellë 100 milionë dollarë ekonomisë lokale.

Performanca e së shtunës ishte pjesë e një turneu promovues për albumin e tetë të Lady Gaga-s, Mayhem, këngët e të cilit përfshijnë Abracadabra dhe Die With a Smile.

Ajo performoi për herë të fundit në Brazil në vitin 2012, transmeton Klankosova.tv

Disa fansa – të njohur si “Përbindëshat e Vogël” të Gagës – filluan të prisnin në radhë herët në mëngjes dhe pritën në radhë të gjata për të fituar qasje në plazh.

Lady Gaga nuk është personi i parë që dha koncert falas në Rio. Madonna pati koncert në plazhin Copacabana në maj 2024, i cili u pagua gjithashtu nga qyteti.  / Klankosova.