Ky është objekti që ndërmarrja “Ibër Lepenci” po e kërkon që ta ketë sërish në pronësi

Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A. është ankuar në polici për lirim të pronave që janë të saja në fshatin Varagë e Poshtme.

Kjo u bë e ditur sot në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ato prona janë uzurpuar, dhe janë prona të paluajtshme.

Një ekip i Klan Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka parë nga afër pronën për të cilën bëhet fjalë.

Për rastin në fjalë një person është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin në fjalë.

“Me datën 04.12.2024, nga NPH “Ibër Lepenc” SH.A, kanë kërkuar nga Policia e Kosovës për lirimin e pronave të paluajtshme dhe të kthehen te pronari NPH “Ibër Lepenc” SH.A.

”Lidhur me rastin në cilësi të dëshmitarit është intervistuar një mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, e ka cilësuar rastin në drejtim të veprës së lartcekur dhe mbetet në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Të premten e javës së kaluar, është sulmuar kanali kryesor i Ibër Lepencit.