jë aksident trafiku ka ndodhur mbëmjen e së dielës në Skivjan të Gjakovës.
I riu që humbi jetën në të është Besim Demaj, 25-vjeçar, nga Dobrusha e Istogut.
Lajmin për Gazeta10 e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha zëdhënësi Sheremet Elezaj.
KLIKO KETU PER FOTO