Në një mënyrë ose tjetrën këto gra ndikuan që të ndërrohen mënyre se si njerëzit e shihnin shoqërinë, këto femra tronditën themelet e vjetruara të sistemit të kohës dhe ndikuan në formësimin e botës së sotme. Këto janë femrat, pa të cilat bota nuk do të ishte njëlloj
Simone de Beauvoir, Hillary Clinton, Lidia Poet, Frida Kahlo, Anousheh Ansari, janë vetëm disa nga gratë në botë që lanë gjurmë në histori.
Ndërkaq, në Kosovë, kemi përzgjedhur Uta Ibrahimin e cila është alpinistja shqiptare dhe gruaja e parë shqiptare që është ngjitur në majën e Everestit.
Majlinda Kelmendi, ish-xhudistja tani trajnere në këtë sport, Majlinda Kelmendi, është futur në Librin e Genisit, për më së shumti medalje të arta në sportin e Xhudos, brenda një periudhe 10 vjeçare. Kelmendi tani e pensionuar, në karrierën e saj të jashtëzakonshme është stolisur me 18 medalje të art.
Nuk duhet harruar gratë e tjera shqiptare, si Elena Gjika, Norë Kelmendi, Shotë Galica, Tringë Smajli, e shumë e shumë të tjera.
