Kush është “Shkodra Elektronike” që do të shkojë në festivalin evropian të këngës?

Pak e hiç e i njohën deri këtë të diel.

Por nga nata e mbrëmshme, “Shkodra Elektronike” është bërë kryetemë kulturore shqiptare, duke triumfuar në Festivalin e 63-të në Radiotelevizionin e Shqipërisë.

Pas një gare të fortë, sidomos në duel me këngëtaren Elvana Gjata, “Zjerm-i” shkodran, fitoi vendin e parë, raporton Klankosova.tv.

Kjo këngë e cila alternon rrymën pop me etno-ballkanike, do të jehojë në Basel të Zvicrës, kur Shqipëria të përfaqësohet nga në Eurovision.

Kush në të vërtetë janë dyshja Kolë Laca e Beatriçe Gjergji dhe çfarë sollën ata përmes projektit të tyre që kulmoi me çmimin e madh, u diskutua edhe në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.