Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pas sulmit që anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i ka bërë gazetarëve duke i quajtur “media kriminale, të vrasësve me pagesë”.
Kusari ka kërkuar nga Policia e Kosovës që t’i mbroj gazetarët , pasi ky diskurs është i njohur në botë, duke përmendur rastin kur në të njëjtën mënyrë ishte linçuar gazetarja Daphne Caruana Gaiza në Maltë e cila më pas u vra.
Kusari ka kërkuar edhe nga Vetëvendosja të kërkoj falje si dhe të marrë masa ndaj Kurteshit.
E plotë:
Sami Kurteshi iu paska drejtu gazetarëve të Nacionales:
“Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë”.
Kjo duhet të lexohet dhe të kuptohet si ftesë e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar publikut për t’i sulmuar fizikisht gazetarët e Nacionales.
Është dehumanizim i skajshëm i tyre, njëlloj siç ia pat bërë partia në pushtet gazetares Daphne Caruana Galizia në Maltë, pak para se ta vrisnin.
Lëviza Vetëvendosje duhet të kërkoj falje dhe të merr masa ndaj Kurteshit.
Policia duhet menjëherë të ofrojë mbrojtje të shtuar për gazetarët e Nacionales.
Përjashtuar vitet e para të pasluftës, kjo është periudha më e rrezikshme për gazetarët në historinë e re të Kosovës. Falë Vetëvendosjes.