Kurtin e tmerron mbështetja për opozitën, sulmon ashpër PDK-në dhe LDK-në

LAJME
Kurtin e tmerron mbështetja për opozitën, sulmon ashpër PDK-në dhe LDK-në
Demokracia
21:36 | 15 Janar 2025

SHARE:

 

 

Mbrojtësi i Nagip Krasniqit të akuzuar për dëmtimin e buxhetit të shtetit miliona euro, i Martin Berishajt që mori qindra-mijëra euro nga GEN Beograd, i Rozeta Hajdarit dhe Ridvan Muharremit që avulluan rezervat shtetërore, – duket se është në një gjendje të rënduar emocionale.

Mbështetja e madhe për opozitën që po tregohet nga njëri tubim elektoral në tjetrin dhe lënia zbrazët e sallave në tubimet e Vetëvendosjes, e ka ashpërsuar gjuhën e kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit, kundër partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Gjithashtu, edhe sondazhet e njëpasnjëshme që po e nxjerrin Kurtin dhe Vetëvendosjen në rënie të lirë, e kanë bërë kryeministrin aktual të duket krejtësisht i përhumbur në takimet e tij gjatë fushatës zgjedhore.

Në mungesë të prezantimit të investimeve për katër vitet e kaluara në Qeveri, Kurti po e kompenson kohën e çuar kot në drejtimin e ekzekutivit duke sulmuar partitë opozitare.

Së fundmi, Kurti, i cili gjatë 4 viteve ka mbrojtur krimin dhe korrupsionin e ndërlidhur drejpërdrejtë me Qeverinë dhe partinë e tij, ka sulmuar PDK-në dhe LDK-në duke i quajtur si parti që vjedhin bashkë.

Lojtës Videosh

00:00
01:20

“Mu këto dy parti, PyDyKyhi edhe LyDyKyhi, a di qysh m’doken këta? Këta m’doken si ata dy hajnat që vjedhshin bashkë. Dy hajna vidshin bashkë, edhe një natë shkun me vjedhë bashkë një tufe dele, një kope dhenë, vodhën sa mujtën, kur zbardhi dita njëri po i thotë tjetrit se e paskemi vjedhë edhe një thi, një derr, e ky tjetri po i thotë atij se është haram”, ka thënë Kurti gjatë një tubimi elektoral në Fushë Kosovë.