Kurti ua liberalizoi njëanshëm vizat Bosnjes: Qindra serbë nga “Republika Srpska” vizitojnë Kosovën

Pasi Kosova ua liberalizoi njëanshëm vizat Bosnje-Hercegovinës, qindra serbë nga eniteti serb i Bosnjes, “Republika Srpska”, kanë ardhur në Kosovë për të vizituar kishat ortodokse.

Mediumi serb “KoSSeV”, raportoi se për një grup pilgrimësh në Manastirin e Deçanit të ardhur nga “Republika Srpska”.

Në raportimin e medias serbe shkruhet se pas Manastirit të Deçant, pelegrinët do të vizitojnë edhe Patriarkanën e Pejës.

LIBERALIZIMI I VIZAVE PËR QYTETARËT E BOSNJËS E HERCEGOVINËS

Kosova hoqi regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës.

Ky vendim hyri në fuqi më 1 Janar 2025 dhe lejon lëvizjen e lirë për të gjithë mbajtësit e kartave të identitetit nga Bosnjë-Hercegovina.

Kosova e mori këtë vendim në mënyrë të njëanshme, kurse BeH vazhdon të refuzoj liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.