Kurteshi i VV-së linçon keq prokurorët që nënshkruan ftesën për Kutin, i “bën” anëtarë të partive opozitare

Anëtari i VV-së në KQZ-së, Sami Kurteshi, ka linçuar keq prokurorët që kanë nënshkruar ftesën për intervistim të kryeministri Albin Kurti.

Ai është çuditur se pse këtë ftesë e kanë nënshkruar dy prokurorët e prokurorisë speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kurteshi ka shkruar se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe dy prokurorët e rastit i përkasin partive politike.

Sipas tij, Blerim Isufaj është AAK, Valdet Gashi është PDK-së, kurse Milot Krasniqit është AAK.

“Pse 2 prokurorë nënshkruajnë një FTESË të vetme për një „dëshmitar“ të vetëm – Albin Kurtin? Pse një FTESË për një „dëshmitar“ – Kryeministrin e Republikës së Kosovës e nënshkruajnë bashkë prokurorët: Valdet Gashi (pdk) dhe Milot Krasniqi (ldk)! Pse kryeprokurori Blerim Isufaj (aak) po fshihet pas V.Gashi (pdk) dhe M. Krasniqit (ldk)? Çfarë faji do të ndajë me të tjerët B. Isufaj (aak) me V.Gashin (pdk) dhe M. Krasniqin (ldk)?”, ka shkruar ai, duke shtuar se prokurorët në fjalë kanë marrë urdhëra politike.

“Kaq frikacakë janë trimat e Prokurorisë Speciale? Blerim Isufaj, trego kush janë urdhërdhënësit politikë? Fushata zyrtare zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës fillon më 9 janar 2025, përndryshe do të kushit nga një gjobë të rrastë për thyerje të Kodit të Sjelljes gjatë fushatës. Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvend mbahen më 9 shkurt 2025. Vazhdoni me parafushatë deri atëherë!”, ka shkruar Kurteshi.