“Kurrë nuk i refuzoj mantijat e mira”, cilave ushqime në Kosovë nuk mundi t’iu rezistonte Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka treguar se cilat ushqime i kanë pëlqyer më së shumti gjatë misionit në vendin tonë.

Hovenier tha se gjatë sa qëndroi në Kosovë i pëlqyen shumë mantijat dhe flija.

“Kurrë nuk i refuzoj mantijat e mira. Ato janë shumë të mira. Kam ngrënë më shumë fli se që do të duhej, por nuk jam pishman për asnjë kafshatë. Ato janë disa prej ushqimeve që më pëlqejnë më së shumti”, tha ambasadori.

Po ashtu ai vlerësoi edhe disa vende të Kosovës, por që e kishte të vështirë t’i përzgjidhte.