Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.I. dhe E.D., pasi që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’.
Sipas aktakuzës, të pandehurit A.I. dhe E.D., më 18 janar në Gjilan, me qëllim të dobisë pasurore të kundërligjshme, me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze, me mjet të rrezikshëm sëpatë dhe thikë, kryejnë grabitje në dëm të të dëmtuarit A.A.
Poashtu bëhet e ditur se të dyshuarit fillimisht e kishin thirrur të dëmtuarin të takohen, më pas kanë hyrë në veturën e tij dhe kanë kërkuar nga i njëjti që të lëvizë në drejtim të parkingut të banesave,” ku pasi i dëmtuari kundërshton, i pandehuri A.I. nën kërcënimin e sëpatës, ndërsa i pandehuri E.D., nën kërcënimin e thikës, arrijnë që të njëjtit nga qafa t’ia marrin zinxhirin e arit, tentojnë t’ia marrin edhe zinxhirin e dorës, e më pas në veturë marrin edhe një orë dore, zbresin nga vetura e të dëmtuarit dhe largohen nga vendi i ngjarjes”.
Të pandehurit sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan gjenden në masën e paraburgimit që nga 19 janari, transmeton Klankosova.tv.
