KRU “Prishtina” do të fillojë shpërndarjen e ujit me autobot në zonat e prekura

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se fillon shpërndarja e ujit për pije me autobot në zonat e prekura.

Autoboti do të vendoset pranë SHFMU “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se janë të detyruar të ndërprenë punën në fabrikën në Shkabaj nga e cila bëhet furnizimi me ujë të pijshëm Fushë Kosovën, Obiliqin, Drenasin dhe lagjen Kalabria në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se kjo po ndodhë për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit.

“Si shkak i punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit kemi nivel të lartë të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë punën në fabrikën në Shkabaj nga e cila bëhet furnizimi me ujë të pijshëm Fushë Kosovën, Obiliqin, Drenasin dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë( një pjesë).

Po ashtu, KRU “Prishtina njofton se se furnizimi me ujë në lagjet tjera të Prishtinës do të ketë ndikimi minimalisht.

“Lidhur me redukimet deri në përmirësimin e gjendjes do ju informojmë me njoh timin e radhës”, vijon njoftimi.