Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri shprehet për “Front Online” se përveç dy të arrestuarve për sulmin në “Ibër Lepenc” nuk ka informata tjera mbi hetimet për këtë rast.
Zeqiri deklaron se verifikimet e sakta për zbardhjen e rastit, i vonojnë detajet e hetimeve.
“Hetuesia dhe mekanizmi i sigurisë i kryen detyrat e tyre në këtë drejtim. Verifikimet e sakta për të zbuluar të gjitha detajet qojnë në vonesa dhe ne jemi në dijeni që në arrest janë dy persona nga 10 që kanë qenë të arrestuar dhe është duke u punuar për zbardhjen e këtij rasti. S’kemi informata tjera”, u shpreh Zeqiri.