PDK me një tubim madhështor në sallën “1 Tetori” në Prishtinë e ka hapur fushatën.
I pari që e mori fjalën ishte kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shkruan Demokracia.com
Krasniqi me fjalimin e tij elektrizoi masën dhe tha se Bedri Hamza është kryeministri më i mirë për Kosovën sot.
“1 qeveri tjetër, 1 qeveri të re, jam i bindur. Kosova mundet ma mirë. Një Kosovë ma e mirë është e mundshme. Bedri Hamza është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot. Kuvendi e Qeveria e re do të jenë shumë më të mira se që i kemi sot. Jam krenar me listën për deputetë, është lista më e mirë pakonkurrencë në këto zgjedhje. Listë më personalitete të jashtëzakonshme, kjo është lista e qytetarëve, kjo është lista e Kosovës, kjo është lista e fitores. PDK është e pathyeshme, është testament i punës dhe i sukseseve, këto e dëshmojnë edhe sukseset e Kosovës. “, tha Krasniqi ndër të tjera, duke përshëndetur e nderuar ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.
