Kosova mbyll stërvitjen e fundit, Rrahmani dhe Berisha të gatshëm për lojë

Të gjithë futbollistët ishin të pranishëm në seancën e fundit stërvitore, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detajet e fundit taktike. 

Seanca stërvitore e zhvilluar të mërkurën ishte e karakterizuar nga një atmosferë pozitive dhe dinamike, me ekipin që u fokusua në skemat sulmuese dhe mbrojtëse.  

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe mesfushori Valon Berisha janë të gatshëm për lojë, pasi në stërvitjen e sotme kanë punuar së bashku me pjesën tjetër të ekipit. 

Kosova kërkon avancimin në Ligën B pas një ecurie të mirë në Ligën C, ndërsa Islanda synon të mbetet në këtë nivel.  

Dueli i kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës.