Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga Shqipëria mallra në vlerë mbi 302 milionë e 299 mijë euro.
Mallrat që më së shumti importohen nga Shqipëria kryesisht janë pemë dhe perime.
Në periudhën e njëjtë të vitit, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vendi ka importuar domate në vlerë mbi 3 milionë e 300 mijë euro.
Mbi 3 milionë është edhe vlera e specave e po aq edhe e shalqinjve të importuar nga Shqipëria.
Ndërkohë që një pemë shumë e kërkuar në fundvit, si mandarina, ndonëse nuk figuron me shifër të veçantë në të dhënat e doganës, importohet nga Shqipëria.
Në muajin dhjetor Bashkimi Evropian bllokoi disa ngarkesa me mandarina që vend origjine kishin Shqipërinë nën dyshimin se kishin pesticide të dëmshme.