Një grua ka vdekur dje në Prizren, pasi ka rënë nga lifti. Viktima është H.V, 47 vjeçare.
Ajo pasi kishte hapur derën ka rënë nga kati i dytë në hapësirën e ashensorit.
“Viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësiren e ashensorit nga kati i dytë dhe për pasoj viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore“, kishte njoftuar policia.
Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e ashensorëve në këtë objekt është “Design Lifts – Doppler” me pronar Beqir Krasniqi.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me këtë kompani, por të njëjtit nuk pranuan të deklarohen.
“Drejtohuni policisë për informata”, thanë shkurt nga kjo kompani.

