Kjo është gruaja e arrestuar që dyshohet se e ndihmoi Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu

Dy persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar se ndihmuan Faton Hajrizin për arratisjen nga burgu i Smrekonicës.

Periskopi mëson se bëhet fjalë për Hamide Xhafën, përveç saj u arrestua edhe E.B.

Ajo është duke u hetuar për veprën penale “arratisje e personit të privuar nga liria&dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

Sot, Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të pandehurve.

Sipas gjykatës ata kryen veprën penale “dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B dhe të njëjtëve i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Hajrizi dyshohet se të premten është vrarë nga autoritetet serbe, pasi ishte shpallur në kërkim, pas dyshimeve se e vrau policin serb./Periskopi