Kjo është 85-vjeçja që vdiq pasi iu dogj shtëpia në Rahovec

Një 85-vjeçare, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb nga Hoça e Madhe e Rahovecit ka mbetur e vdekur, pasi shtëpinë e saj e përfshiu zjarri.

Klankosova.tv mëson se 85-vjeçja që mbeti e vdekur është Zhivana Pavloviq, teksa sipas policisë, dyshohet se deri te vdekja ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej.

“Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast ‘incident zjarri’ dhe ‘hetim i vdekjes”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftim thuhej se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.