Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump, mori zyrtarisht mandatin e tij të hënën e 20 janarit.
Menjëherë të nesërmen, ai nisi t’i nënshkruante disa vendime të rëndësishme, shkruan indeksonline.
Trumpi është deklaruar se po shqyrton vendosjen e një tarife prej 10 për qind për importet e mallrave të prodhuara në Kinë, duke filluar nga 1 shkurti.
Presidenti paralajmëroi vendosjen e taksës së importit prej 25 për qind për Meksikën dhe Kanadanë, nën arsyetimin se këto dy shtete kanë lejuar hyrjen ilegale të emigrantëve.
Ai pezlloi përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj nga ana e Shteteve të Bashkuara për 90 ditë, në mënyrë që të rishikohen dhe të përcaktohet nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.
Trumpi liroi nga akuzat të gjithë të përfshirët në incidentin e 6 janarit në Kapitol.
