Qeveria e Kosovës sot e ka mbajtur mbledhjen e 254-të në radhë, në të cilën ja miratuar një mori pikash.
Në mesin e pikave të para është edhe themelimi i Këshillit Organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës.
Ndërkaq, Irfan Lipovica është emëruar drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit në ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ai së bashku me Ridvan Muharremin dhe një zyrtar tjetër nga MINT-i qenë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
Pikat e plota nga mbledhja e qeverisë:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të rregullt në të cilën ka:
Themeluar Këshillin Organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës në këtë përbërje:
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;
Ministri i Mbrojtjes, anëtar;
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtare;
Ministrja e Drejtësisë, anëtare;
Ministri i Punëve të Brendshme, anëtar;
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal anëtar; dhe
Përfaqësues, Zyra e Kryeministrit, anëtar.
Emëruar Ridvan Hotin në pozitën e Zëvendës Drejtorit Ekzekutiv për Trajnimin e të Burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Emëruar Irfan Lipovica në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit. Me 89.9 pikë, z. Lipovica është renditur si kandidati me më së shumti pikë të grumbulluara.
Aprovuar analizën juridike për thjeshtimin, bashkimin ose eliminimin e lejeve, ose licencave të lëshuara në kuadër të Autoritetit të Aviacionit Civil, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Autoritetit të Hekurudhave të Kosovës, Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Autoritetit Rregullativ të Shërbimeve të Ujit, Komisionit të Pavarur për Media dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Anuluar në mënyrë të pjesshme vendimin përfundimtar Nr. 06/98 të datës 18 prill 2019, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare ndërtimit të rrethrrotullimit të nevojshëm e të përshtatshëm për qytetarët sipas elaboratit të ri të shpronësimit për Qarkohet të Drejtorisë për Kadastër të Gjilanit.
Miratuar Raportin e Përgjithshëm vjetor mbi Inspektimet.
Aprovuar Udhëzuesit për Inspektimet e Përbashkëta. Inspektimet e përbashkëta luajnë rol vendimtar në avancimin e mbikëqyrjes ligjore dhe promovimin e pajtueshmërisë me standardet rregullative. Qëllimi kryesor është racionalizimi i burimeve duke garantuar interesin dhe të mirën publike.
Plotësuar dhe ndryshuar vendimin e Qeverisë Nr. 11/2025 të datës 21.03.2025 për emërimin e komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për pranimin në pozitat e larta drejtuese në Agjencitë
Ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me këtë plotësimndryshim, kryesuesja e këtij komisioni, Afërdita Bekaj zëvendësohet me Lumnije Demin. /Klankosova.tv