Këta janë të arrestuarit për shitblerje të drogës në Prishtinë, NjRSh i futet në banesë me forcë njërit prej tyre

Antidroga në Prishtinë ka realizuar mbrëmë një aksion në dy lokacione në kryeqytet, ku ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të drogës. Gjatë operacionit, u konfiskuar një sasi e marihuanës dhe prova të tjera, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy të arrestuarit janë Meriton Tahiri (27) dhe Ardit Gashi (27), të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Sinjali mëson se fillimisht është kapur Tahiri, i cili u ndal nga Policia në rrugën “Isa Kastrati” dhe pas kontrollit policor, iu gjetën disa qese me marihuanë.

Kontrolloi vazhdoi tutje në banesën e të dyshuarit Gashi, në rrugën Shaip Spahiu”, ku në asistim të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, u hap dera me forcë pas shpërfilljes së urdhrave policorë.

Gjatë kontrollit, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar mbi 400 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, telefona dhe një shumë e të hollave.

Ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

KLIKO KETU PER VIDEO