Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj është njëri nga emrat më të komentuar gjatë muajve në fundit në media rozë dhe rrjete sociale.
Beatrixa ishte pjesë e reality-show “Big Brother Albania VIP”, ku u vershua nga komentet nga ndjekësit nëpër rrjete sociale për shkak të lidhjes së saj me aktorin, Donald Veshaj, e që ky i fundit kishte bërë një takim me ish të dashurën e tij, moderatoren, Bora Zemani para se këngëtarja kosovare të bëhej pjesë e këtij formati.
Madje, ajo kishte komentuar në një postim të moderatores në rrjetin social “Instagram” duke e përkrahur dyshen një njëfarë forme, ajo është komentuar shpeshherë për paraqitjen e saj vite më parë dhe ndërhyrjet që thuhet se i ka bërë, teksa këngëtarja kosovare kishte pranuar se ka bërë intervenim në gjoks.
Por, në disa fotografi viteve më parë të shpërndara nëpër rrjete sociale, shihet Beatrixa në shoqërinë e reperit, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi dhe këngëtarit Shpat Kasapi, në këto pamje vërejmë një Beatrixë komplet ndryshe nga ajo që e shohim sot.
Shiko Foton: