Një person u arrestua të dielën në fshatin Vuçë, të Leposaviqit, pasi dyshohet se ka kanosur një person tjetër.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia gjeti dhe konfiskoi një pushkë, 126 fishekë të një kalibri, 229 fishekë të një kalibri tjetër dhe dy thika, transmeton Klankosova.tv.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.